Përballja gjysmëfinale mes Italisë dhe Gjermanisë Perëndimore në Kupën e Botës 1970 mban me të drejtë epitetin ‘Ndeshja e Shekullit’ (Partido del Siglo).
Ajo që nisi si një betejë taktike e lodhshme në stadiumin ikonik ‘Azteca’ në Mexico City, u shndërrua në një dramë sportive të paprecedentë, që kulmoi me pesë gola të shënuar brenda vetëm 30 minutave të kohës shtesë.
Italia kaloi në epërsi që në minutën e 8-të me golin e Roberto Boninsegnas.
Pas këtij momenti, ‘Azzurrët’ u tërhoqën dhe ia lanë iniciativën gjermanëve, duke u mbështetur në mbrojtjen e tyre të disiplinuar dhe të fortë.
Dukej se Italia do ta mbyllte ndeshjen me një fitore minimale, por Gjermania Perëndimore nuk u dorëzua dhe sulmoi vazhdimisht.
Në minutën e 90-të ndodhi tronditja e madhe.
Mbrojtësi Karl-Heinz Schnellinger, i cili në atë kohë luante në Itali me Milanin, shënoi golin e barazimit 1-1 dhe e çoi ndeshjen në kohë shtesë…





















You must be logged in to post a comment Login