Evertoni dhe Manchester City dhuruan një ndeshje emocionuese në javën e 35-të të Ligës Premier, ku rezultati 3-3 e mbajti të hapur garën për titull mes Arsenalit dhe Man Cityt.
Man City kaloi në epërsi me një gol të bukur të Jeremy Dokut, por Evertoni rikthehet fuqishëm dhe e përmbys situatën me gola nga Thierno Barry dhe Jake O’Brien.
Megjithatë, Man City nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte përsëri, duke përfunduar ndeshjen në barazim 3-3.
Arsenal mbetet në krye me 76 pikë, ndërsa Man City është i dyti me 71 pikë dhe një ndeshje më pak.




















