Një gjykatë izraelite ka vendosur të zgjasë paraburgimin e dy aktivistëve të arrestuar në flotiljen që po shkonte për në Gazë, e kapur nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare pranë Greqisë.
Saif Abu Keshek, shtetasi spanjoll, dhe braziliani Thiago Avila u ndaluan dhe sollën në Izrael, ndërsa më shumë se 100 aktivistë pro-palestinezë u dërguan në ishullin grek të Kretës.
Zëdhënësi i gjykatës konfirmoi se paraburgimi i tyre do të zgjaste deri më 5 maj.
Qeveritë e Spanjës dhe Brazilit e konsideruan ndalimin e tyre si të paligjshëm.




















