Haradinaj, i cili dy herë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit duke e arsyetuar vendimin me interesin e shtetit, tha të dielën se mbetet i gatshëm t’i dalë në ndihmë vendit në një periudhë që, sipas tij, po karakterizohet nga sfida të rëndësishme politike dhe institucionale.
Duke folur për zhvillimet aktuale, ai vlerësoi se Kosova po përballet me sprova jo të lehta dhe theksoi se do ta shqyrtonte seriozisht mundësinë e kandidimit për kreun e shtetit në rast të një konsensusi politik.
Në të njëjtën kohë, Haradinaj u shpreh në favor të projektit amerikan për gazin e lëngshëm, duke theksuar se Kosova duhet t’i thotë “po” kësaj nisme energjetike.
Lidhur me këto deklarata të ish-kreut të Aleancës, në emisionin “Kosova Today” opinionisti Azdren Shala, tha se do të ishte i lumtur nëse Haradinaj do të zgjidhej president.
Megjithatë, sipas tij, Haradinaj si president derisa VV ka shumicën e votave në Kuvend, siç thotë ai, është çështje që zor bëhet.





















You must be logged in to post a comment Login