Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haradinaj: Jam pro një koalicioni më të gjerë opozitar, edhe Vjosa Osmani mund të jetë pjesë e frontit

Deputeti Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur pro krijimit të një koalicioni më të gjerë opozitar për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se një bashkim i tillë do të mund të sillte një ofertë më të fortë politike për qytetarët.

Në një deklarim për emisionin ‘Blic Interview’ me Astrit Gashin, Haradinaj tha se brenda AAK-së nuk ka pasur ende diskutime të brendshme për këtë çështje, por shtoi se personalisht e mbështet një bashkëpunim më të gjerë opozitar.

“Nuk jam kundër; përkundrazi, jam për një koalicion më të gjerë opozitar. Nuk kemi pasur diskutime të brendshme në Aleancë, sepse deri më sot nuk e kemi ditur se si do të shkojnë gjërat. Megjithatë, besoj se askush në Aleancë nuk do ta kundërshtonte një gjë të tillë. Ne duhet të përgatisim listën tonë, shtabet zgjedhore dhe gjithçka tjetër, në mënyrë që të arrijmë një rezultat sa më të mirë si parti. Pastaj, nëse ka ndonjë ofertë apo bashkëpunim më të gjerë, unë jam shumë pro dhe shumë i gatshëm. Duhet të krijojmë një ekip dhe të largohemi pak nga ambiciet personale, duke synuar një grupim të fortë dhe fitore në zgjedhjet e ardhshme. Duhet të bëjmë një kompromis dhe të paraqesim një ofertë fituese para qytetarëve”, deklaroi Haradinaj.

Ai foli edhe për rolin që mund të ketë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në skenën politike në rast të zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, Osmani mund të jetë një faktor i rëndësishëm në ndryshimet politike dhe madje pjesë e një fronti të përbashkët opozitar.

I vetmi lajm i ri në zgjedhjet e ardhshme është Vjosa Osmani. Ajo duhet t’i hyjë garës zgjedhore. Pjesa e ndryshimit për të cilën fola më herët, unë besoj fuqishëm se lidhet edhe me ndikimin e saj. Pra, besoj se edhe ajo mund të jetë pjesë e një fronti të përbashkët opozitar”, shtoi tutje Haradinaj.

Në fund, ai theksoi edhe njëherë se opozita duhet të fokusohet te ndërtimi i një ekipi dhe një programi të përbashkët, duke lënë anash ambiciet personale për të arritur një rezultat fitues në zgjedhjet e ardhshme.

Lexo dhe:

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka nënshkruar dekretin që cakton datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për...

Lajme

Të premten, Policia në Mitrovicë të veriut ka arrestuar një person për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pas një sulmi me thikë ndaj një...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Lajme

Rifat Jashari ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, duke bërë thirrje për më shumë unitet dhe më pak përçarje...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Botë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë agjencisë së lajmeve Axios se lufta do të përfundojë së shpejti. Ai është shprehur se praktikisht nuk...

Sport

Arsenali ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas dy përballjeve me Atletico Madridin, ku ndeshja e parë në “Metropolitano” u mbyll 1-1, ndërsa...

Advertisement

Copyright © 2026 Lajmeria.info. Powered by Illyrian Space