Ish-presidenti Hashim Thaçi nga Haga u përgjigj pyetjes nëse i përcjell zhvillimet politike në vend.
Ai në emisionin “Opinion” tha se së pari mundohet ta ruaj koherencën njerëzore, e pastaj atë të zhvillimeve politike.
Thaçi gjithashtu theksoi se nuk pretendon të jetë pjesë e garës politike, por është besimplotë për Kosovën.
Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se dialogu i brendshëm politik duket i lënduar rëndë. “Së pari mundohem ta ruaj koherencën time njerëzore, pastaj atë të zhvillimeve politike.
Nuk pretendoj të jem pjesë e garës politike.
Jam besimplotë për Kosovën.
Lëvizja politike e padëgjueshmërisë qytetare dhe e rezistencës për liri kishte një vizion (1990-1999)”. “Edhe pas luftës, uniteti i brendshëm institucional dhe bashkëpunimi me Perëndimin ishte alfa dhe omega e suksesit (1999-2021).
Vendi sot frymon dhe vepron ndryshe.
Dialogu i brendshëm politik duket i lënduar rëndë”, tha ai.