Një buall i rrallë albino në Bangladesh, të cilit ia kanë vendosur nofkën ‘Donald Trump’ për tufën e tij të veçantë bionde, si lloj ngjashmërie me presidentin amerikan, është kursyer nga sakrifica e Bajramit të Kurbanit pas një ndërhyrjeje të qeverisë në minutën e fundit, tha të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.
Kafsha gati 700 kg ishte shitur tashmë për therje rituale kur autoritetet ndërhynë, duke përmendur shqetësime për sigurinë pas një rritjeje të interesit publik përpara festivalit të së enjtes.
Ministri i Brendshëm i Bangladeshit, Salahuddin Ahmed urdhëroi që bualli të kursehej, blerësit t’i rimbursoheshin paratë dhe kafsha u transferua në kopshtin zoologjik kombëtar në Daka. ‘Në momentin e fundit, u mor vendimi për të kursyer buallinjtë nga sakrifica për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe nivelit të pazakontë të interesit publik’, tha një zyrtar i ministrisë.





















You must be logged in to post a comment Login