Sipas tij, komunat nuk ishin palë nënshkruese e kontratave kolektive dhe se mjetet do duhej të ndaheshin nga buxheti shtetëror dhe jo komunal. ‘Duhet me shpjegu impaktin shumë negativ që e ka pasë zbatimi i kontratës kolektive.
Të jemi të qartë asnjëherë nuk jemi kundër benificioneve që ju takojnë punëtorëve të arsimit, mirëpo komunat nuk kanë nënshkruar kontratat kolektive.
Nënshkrimin e kontratës kolektive e ka bërë Sindikata e Arsimit dhe Ministria e Arsimit, rrjedhimisht mjetet kanë qenë dashtë të ndahen nga buxheti i shtetit dhe jo të merren nga buxheti i komunave pa koordinim të komunave, sepse kjo jo vetëm që e ka zvogëluar buxhetin në mënyrë drastike, por e ka çrregulluar komplet planifikimin buxhetor dhe për pasojë komunat kanë mbetë pa mjete dhe nuk po mund të zbatojnë projektet e destinuara për përmirësim të jetës së qytetarëve,’ tha ai.





















You must be logged in to post a comment Login