Interesi i reperit amerikan Drake për Shqipërinë është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale dhe mediat, me aludime për lidhjet personale dhe miqësinë e tij me shqiptarët që e konsideron si vëllezër.
Alessio Aliaj, ish-banori i ‘Big Brother VIP’, tregon se Drake ka një respekt të madh për shqiptarët për shkak të marrëdhënieve personale që ka zhvilluar me ta që në moshë të re.
Ai gjithashtu shton se Drake ka shfaqur dëshirë për të vizituar Shqipërinë dhe për të mbajtur një koncert, megjithatë kjo ende nuk është finalizuar për arsye organizative dhe logjistike.
Mundësia për një vizitë në të ardhmen mbetet e hapur, por nuk ka konfirmim zyrtar për projekte konkrete në vend.