Juliana Nura, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova mbrëmë mblodhi miqtë e ngushtë dhe fytyrat publike për premierën e reality show-t të saj më të ri, “Eagle Queen”.
Ajo ktheu të gjithë sytë nga vetja kur u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar përfundimisht atë që përflitej prej kohësh nëpër korridoret e showbizz-it: Xhuli do të bëhet nënë.
Por për t’i dhënë një tjetër dimension kësaj historie, ajo ka vendosur ta nisë këtë rrugëtim krejtësisht e vetme, duke thyer tabutë dhe duke zgjedhur procedurën in vitro.
Kurioziteti i publikut u nxit edhe më shumë pas vendimit të Juliana Nura për të bërë nënë, duke sjellë pyetje rreth identitetit të babait biologjik.
Në një prononcim për Prive By Liberta Spahiu, ajo shpjegoi se personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit të embrionit është donator shqiptar.
Ajo gjithashtu iu përgjigj kritikave për vendimin e saj, duke theksuar se nuk ka asnjë të drejtë ta gjykojë dikush që nuk është në këpucët e saj.
Juliana Nura gjithashtu tregoi se kritikat për zgjedhjen e saj vijnë zakonisht nga gjinia mashkullore, ndërsa vajzat e mbështesin dhe e përgëzojnë për guximin e saj.
E gjithë kjo prapaskenë dhe rrugëtimi i saj unik do të shpalosen gjerë e gjatë në episodet e “Eagle Queen”.





















You must be logged in to post a comment Login