Në takimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nën drejtimin e Kreshnik Radoniqit, do të shqyrtohen detajet kryesore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të datës 7 qershorit 2026.
Diskutimet përfshijnë planifikimin e aktiviteteve, afatet përkatëse dhe procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Komunal Zgjedhor.
Gjithashtu, do të adresohen temat financiare, siç është plani i buxhetit për zgjedhjet, siç raporton Klankosova.tv.
Në fokus do të jetë edhe çështja e rekrutimit të personelit të përkohshëm dhe pagesa për punën e tyre jashtë orarit, në ditë të pushimit dhe festat zyrtare.




















