Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Komuna e Mitrovicës së Veriut humbet mbi 25 mijë euro për shkak të pasakta të llogaritjeve komunale

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka humbur mundësinë të arkëtojë mbi 25 mijë euro të hyra komunale për shkak të llogaritjeve të pasakta dhe moszbatimit të procedurave ligjore, thuhet në raportin e auditimit për vitin 2025 të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Sipas raportit, njëra nga parregullsitë lidhet me një leje ndërtimi për një objekt banimi kolektiv të kategorisë së dytë me sipërfaqe prej 12 mijë e 580 metrash katrorë.

Auditori ka konstatuar se komuna ka inkasuar 20 mijë e 883 euro për këtë leje, ndonëse sipas tarifave të përcaktuara me rregullore duhej të arkëtonte 38 mijë e 621 euro, si pasojë e përllogaritjes së gabuar, komuna ka mbetur pa inkasuar 17 mijë e 738 euro.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas ZKA-së, kjo ka ndodhur si rezultat i pakujdesisë së zyrtarëve përgjegjës dhe mungesës së kontrolleve të mjaftueshme të brendshme.

Një tjetër gjetje e auditorit ka të bëjë me moskërkimin e lejes mjedisore për të njëjtin projekt ndërtimor.

Raporti thekson se Drejtoria e Urbanizmit nuk ka kërkuar lejen mjedisore komunale, duke bërë që të mos llogaritet dhe inkasohet as tarifa përkatëse.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për projektin, vlera e të cilit arrinte në 3 milionë e 774 mijë e 180 euro, duhej të paguhej një taksë mjedisore prej 7 mijë e 548 euro.

Por, sipas auditorit, kjo shumë nuk është faturuar dhe rrjedhimisht nuk është arkëtuar nga komuna.

ZKA vlerëson se moszbatimi i procedurave për leje mjedisore jo vetëm që ka ndikuar në humbjen e të hyrave komunale, por mund të ketë pasoja edhe në respektimin e kërkesave që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve të ndërtimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në total, sipas gjetjeve të auditimit, komuna nuk ka realizuar 25 mijë e 286 euro të hyra nga këto dy raste.

Për gjetjet e evidentuara, Zyra Kombëtare e Auditimit i ka rekomanduar Komunës së Mitrovicës së Veriut forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe zbatimin e plotë të procedurave ligjore për llogaritjen dhe inkasimin e tarifave komunale.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement