Në njoftim thuhet se për garantimin e rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka verifikuar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara, në përputhje me Statutin.
Konfirmohet se është përmbushur kriteri statutar për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
Kuvendi do të mbahet të enjten nga ora 18:00.
LDK-ja angazhohet për zhvillimin e procesit në përputhje me Statutin, parimet demokratike dhe vullnetin e delegatëve të Kuvendit.





















You must be logged in to post a comment Login