Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lewis Capaldi konfirmohet për të performuar në Sunny Hill Festival 2026 në Prishtinë

Sunny Hill Festival e ka konfirmuar se Lewis Capaldi do të jetë pjesë e lineup-it të edicionit të këtij viti.

Skocezi 29-vjeçar i cili e shndërroi dhimbjen e tij në mbi 30 miliardë dëgjime në gjitha platformat dhe lotët e audiencës në lëvizje globale, vjen në skenën e madhe të Sunny Hill Festival pas njërit prej kthimeve më emocionuese të viteve të fundit.

Për ata që ende pyesin se “kush është Lewis Capaldi”, disa statistika me rëndësi: 4+ miliardë streams vetëm me këngën “Someone You Loved” në Spotify Kënga më e dëgjuar e të gjitha kohëve në Mbretërinë e Bashkuar, me 562 milionë streams – duke e kapërcyer edhe një emër si Ed Sheeran Nr. 1 në mbi 25 shtete, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar (7 javë radhazi), SHBA-në, Kanadanë dhe Irlandën I nominuar me Grammy për Song of the Year, Brit Award për Song of the Year dhe Best New Artist Albumi debut Divinely Uninspired to a Hellish Extent — albumi më i shitur në Mbrëtërinë e Bashkuar si në 2019 ashtu edhe në 2020, rekordin e fundit e kishte mbajtur Simon & Garfunkel Ajo çka e bën Capaldin të veçantë nuk janë vetëm statistikat – janë momentet.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Performanca e tij në Glastonbury 2023, kur zëri i tij u thye dhe audienca e mori përsipër të këndonte “Someone You Loved” në vend të tij, ndërsa ai qëndroi pa fjalë përpara mikrofonit, mbetet ndër skenat më të prekshme në historinë e festivaleve.

Pas atij momenti erdhi heshtja, reflektimi, terapia — dhe pastaj, rikthimi i tij në skenë. 31 korrik – 2 GUSHT 2026 – SUNNY HILL FESTIVAL, PRISHTINË Sunny Hill Festival 2026 tashmë vjen me lineup me artistët si Katy Perry, Martin Garrix, Adam Port, Rampa, Seth Troxler, Carlita, Dhurata Dora, Manifest dhe shumë të tjerë që po shtohen.

Ndërsa, kur këtij lineupi i shtohet edhe Lewis Capaldi duhet ta pyesni veten: a ka kuptim të pritni edhe më shumë për biletë?

Advertisement. Scroll to continue reading.

Biletat janë në shitje https://www.sunnyhillfestival.com/tickets Nëse nuk ishit prezent kur Capaldi këndoi “Someone You Loved” para 100,000 njerëzve, tani ky është shansi juaj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement