Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po e vazhdon komunikimin në distancë me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së kërkoi nga Kurti që të përcaktohet se ‘a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në’. ‘Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë.
Kur të merreni vesh, e trajtojmë’, shkroi Abdixhiku.
Por, ai tha se nëse dëshironi marrëveshje politike me LDK-në, ‘atëherë flisni me ne’.
Ndër të tjera, Abdixhiku tha se LDK-ja mund ta propozojë edhe Vjosa Osmanin ‘nëse na i garantoni 66 vota për të’.




















