Pas Kuvendit të sotëm të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku ka komentuar kërkesat për shkarkimin e tij dhe raportimet për ndërhyrje në proceset e brendshme të partisë.
Ai tha se nëse përgjimet tregojnë përdorimin e mekanizmave shtetërorë për të trazuar LDK-në, atëherë do të ketë përgjegjësi.
Abdixhiku u pyet edhe nëse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë i përfshirë në këtë drejtim. ‘Nëse z.
Rama është përfshirë në këtë drejtim, ai ka gabuar rëndë.
Anëtarësia e LDK-së nuk e fal një gjë të tillë’, theksoi ai.





















You must be logged in to post a comment Login