Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, diskutoi tregtinë dhe energjinë me kryeministrin indian Narendra Modi të shtunën, gjatë një vizite që synonte forcimin e marrëdhënieve të dëmtuara nga tarifat amerikane dhe afrimi i Uashingtonit me rivalët e Nju Delhit, Pakistanin dhe Kinën.
Rubio, i cili para udhëtimit deklaroi se ShBA dëshiron t’i shesë energji Indisë, theksoi se “produktet energjetike amerikane kanë potencialin të diversifikojnë furnizimin energjetik të Indisë”, sipas një përmbledhjeje amerikane të takimit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu nënvizoi se “Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Irani ta mbajë peng tregun global të energjisë”.
Kriza energjetike e shkaktuar nga lufta me Iranin ka penguar përpjekjet amerikane për ta larguar Indinë nga varësia ndaj naftës ruse.





















You must be logged in to post a comment Login