Michael Olise vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për transferim, pasi raportimet pretendojnë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po përgatit një ofertë prej 150 milionë eurosh për anësorin e Bayern Munich.
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, u pyet për të ardhmen e Olise gjatë një interviste për MARCA.
Tekniku francez e mbështeti Olise që të marrë vendimin e duhur për të ardhmen e tij, qoftë duke qëndruar te Bayern Munich, qoftë duke kërkuar një sfidë të re diku tjetër. “Ai do ta dijë shumë mirë nëse qëndron te Bayern Munich apo nëse i duhet një ndryshim ambienti.
Nuk ka zgjedhje të drejtë apo të gabuar”. “Natyrisht, po të isha në vendin e Kompanyt ose të presidentit të Bayern-it, ta kesh në ekip dhe të qëndrojë te Bayerni do të ishte shumë, shumë mirë”.
Deschamps e përmbylli duke këmbëngulur se nuk ka asnjë dyshim për aftësinë e anësorit që të ketë sukses, pavarësisht se ku luan. “E imagjinoj se ai mund të marrë oferta edhe nga klube të tjera.
Nuk shqetësohem që ai të mos përsërisë atë që bën me Bayernin ose me përfaqësuesen franceze edhe në klube të tjera”.





















You must be logged in to post a comment Login