Ministri i Bujqësisë nënshkruan pakon e re të mbështetjes për bujqit – reagime të ndryshme nga personalitetet politike


- Advertisement -

Pas kritikave të shumta, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka mohuar se është ulur mbështetja për bujqit.


- Advertisement -

Muja ka thënë se sot ka nënshkruar Kornizat Buxhetore të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2026, me një pako rreth 77.5 milionë euro që synon mbështetjen e fermerëve dhe rritjen e prodhimit vendor.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se bujqit do të vazhdojnë të paguhen për hektarë apo krerë në nivele të njëjta si vitet e kaluara. “Pa ulje të mbështetjes, ndërsa parashihen rritje të targetuara për sipërfaqet e mbjella me pemë dhe perime, si dhe pagesë shtesë për hektarët e parë për të fuqizuar fermat e vogla.

Programi kombinon pagesat direkte, investimet në zhvillim rural dhe masat për stabilizimin e tregut, ku përfshihen edhe pagesat për kompensimin e naftës dhe inputeve bujqësore në vlerë prej rreth 8 milionë euro për uljen e kostove të prodhimit”, ka shkruar Muja.

Ndarja e këtyre granteve dhe subvencioneve ka nxitur reagime të shumta.

Ish-ministri Besian Mustafa ka thënë se bujqit duhet të reagojnë. “Sot VV i dha shkelm bujqësisë në Kosovë!

Grantet e subvencionet për bujqit e fermerët i paskan zvogëluar gjithandej.

A jeni gjallë bujq, fermer, grumbullues, përpunues?

Unë ju njoh për trima që nuk e shtrijnë qafën!”, ka shkruar Mustafa.

Kurse, edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se ministri Muja ka bërë një hap prapa për vreshtarët, pasi sipas tij, me vendimin e ri mbështetja për vreshtarët do të jetë 150 euro për hektar, nga 1100 euro sa ishte.

Leave a Reply