Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka firmosur Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor.
Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.
Vitia shkroi në Facebook se po afrohet mbështetja profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve.





















You must be logged in to post a comment Login