Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 05:00. ‘Rreth orës 5 të mëngjesit Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Kliqinë, në magjistralën Pejë-Prishtinë.
Në aksident janë të përfshira tri vetura.
Katër persona kanë marrë lëndime, ku të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Por, njërit nga të lënduarit mjeku kujdestar në Emergjencë ia ka konfirmuar vdekjen.
Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore,’ ka thënë Gashi.





















You must be logged in to post a comment Login