Sahit Jashari i përkiste brezit të njerëzve që në ditët më të vështira të Kosovës iu përgjigjën thirrjes së lirisë me guxim, përkushtim dhe sakrificë.
Si bashkëluftëtar i hershëm dhe një prej figurave të para të organizimit çlirimtar, ai mbeti i lidhur përjetësisht me Prekazin, me Drenicën dhe me historinë e qëndresës sonë kombëtare.
Jeta e tij ishte e lidhur me idealin e lirisë dhe me rrugën e gjatë të Kosovës drejt çlirimit.
Në kujtesën e familjes, të bashkëluftëtarëve dhe të qytetarëve që e njohën, Sahit Jashari do të mbetet njeri i qëndresës, i besës dhe i përkushtimit ndaj atdheut.
Haxhiu ka shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe ka thënë se bashkëndjen me familjen Jashari, me të afërmit, bashkëluftëtarët e miqtë e tij për këtë humbje.
Në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Sahit Jashari vdiq mbrëmjen e së enjtes në moshën 61-vjeçare, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës sonë për liri.
Ai ishte një ndër bashkëluftëtarët e parë të ish-komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.





















You must be logged in to post a comment Login