Në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, sonte do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.
Policia e Shtetit ka bërë gati një plan me masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes.
Plani parashikon kufizim të qarkullimit rrugor në afërsi të stadiumit, si dhe kontrolle rigoroze të tifozëve.
Banderolat me përmbajtje raciste dhe lëndë piroteknike do të ndalohen.
Në njoftim thuhet se qindra punonjës policie do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv. /Klankosova.tv





















You must be logged in to post a comment Login