Pak kush e ka parë nga afër, e shumë më pak e kanë vizituar.
E shkatërruar nga NATO, por brenda saj ende fshihen tunele sekrete.
Kësaj here ju dërgojmë në ish-bazën raketore të ushtrisë jugosllave, më pas serbe, mbi qytetin e Istogut, në malet e Moknës.
Informacionet për këtë ish-kazermë ushtarake janë të pakta, mirëpo mund të themi se është një nga pikat më strategjike në Kosovë, prej nga shihet pothuajse e gjithë Kosova si në pëllëmbë dore. ‘Jemi në kufirin mes Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi’, tregon Nexhdet Ramaj, ish-ushtar i UÇK-së.
Sapo i afrohesh bazës, sheh drunj të dëmtuar – shenjë se bombardimet e NATO-s kanë qenë masive, por pa dëmtuar tunelet sekrete brenda. ‘Kjo ka qenë bazë raketore dhe Drenica është bombarduar nga këtu’, tregon Ramaj.
Sipas disa të dhënave nga Radio Televizioni Serb, kjo bazë, së bashku me antenën e vendosur aty, ishte një nga 15 pikat e bombarduara nga NATO.
Baza u bombardua më 19 dhe 22 prill 1999.
Në nëntokën e saj gjenden disa tunele të pajisura me dhoma qëndrimi, gjeneratorë dhe hapësira për ruajtjen e pajisjeve ushtarake. ‘Sipas pleqve, punëtorët janë ndërruar dhe nuk kanë punuar më shumë se një muaj, që të mos kuptohej se çfarë po ndërtohej’.
Baza ushtarake jugosllave në Moknë ka filluar të ndërtohet në fund të viteve ’70 dhe ka zgjatur për disa vite.
Rrëfimin e plotë mund ta shikoni në këtë link.





















You must be logged in to post a comment Login