Shtëpia mbretërore e Lihtenshtajnit ka bërë një ndryshim thelbësor në rregullat e trashëgimisë së vendit, duke lejuar një grua të trashëgojë fronin e principatës në të ardhmen.
Princi trashëgimtar Alois bëri publike këtë vendim, duke theksuar se ishte miratuar nga shumica e nevojshme të anëtarëve të familjes. ‘Aftësia për të kombinuar vazhdimësinë dhe ripërtëritjen është gjithashtu një parim që ne e kultivojmë brenda shtëpisë princërore’, tha Alois.
Linja e trashëgimisë do të ndryshojë nga parëlindja mashkullore në parëlindja absolute, duke e bërë të mundur që fëmija i parë, pavarësisht nga gjinia, të bëhet trashëgimtar i fronit.
Ndryshimi do të zbatohet vetëm për pasardhësit e fëmijëve të Aloisit dhe gruas së tij, Princeshës Trashëgimtare Sophie.
Princi Hans-Adam II mbetet kreu i shtetit, por ia dorëzoi pushtetet më të mëdha djalit të tij, Aloisit, në vitin 2004.
Lihtenshtajni, një vend me një monarki të fuqishme, është një nga vendet më të vogla në Evropë.
Princi në pushtet ka kompetencën për të vënë veto në referendume, emëruar gjyqtarë dhe shkarkuar qeverinë.
Principata është tradicionalisht konservatore dhe u bë vendi i fundit evropian që i dha grave të drejtën e votës në zgjedhjet kombëtare.
Në vitin 2020, Brigitte Haas u bë kryeministrja e parë femër e principatës.





















You must be logged in to post a comment Login