Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Belegu, duke vlerësuar lart kontributin e tij shumëvjeçar në sport.
Sipas KOK-ut përmes një telegram ngushëllimi, Mithat Belegu ishte ndër basketbollistët më të spikatur të Kosovës në vitet e 60-ta.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka theksuar se kontributi i Belegut do të mbetet i paharruar për të gjitha gjeneratat e sportit.
Mithati do të kujtohet për kontributin e tij të madh në basketbollin e Kosovës, si lojtar dhe gjyqtar.
Përkushtimi, angazhimi dhe ndihma e tij e çmuar do të mbeten gjithmonë në kujtesën e të gjitha gjeneratave të sportit tonë,” thuhet në mesazhin e KOK-ut.
Komuniteti sportiv në Kosovë e ka humbur një prej pionierëve të basketbollit, ndërsa emri dhe puna e Mithat Belegut do të mbeten pjesë e historisë së këtij sporti në vend.





















You must be logged in to post a comment Login