Njëzet e pesë për qind e lumenjve të vegjël në Francë janë aktualisht të tharë.
Ky është një nivel që e tejkalon ndjeshëm ecurinë e zakonshme të thatësirave.
Hidrologja Agnes Ducharne, në një intervistë për mediat, u shpreh se të gjithë treguesit paralajmërojnë një situatë të jashtëzakonshme të thatësirës dhe ka shqetësime se gjendja mund të përkeqësohet më tej.
Edhe pse gjendja e ujërave nëntokësore është më pak kritike krahasuar me vitin 2022, treguesit e thatësirës sipërfaqësore janë përkeqësuar shumë më shpejt këtë vit.





















You must be logged in to post a comment Login