Procesi i numërimit të votave në 30 përfaqësi diplomatike është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe tashmë janë përditësuar mbi 65 për qind të vendvotimeve.
Fletëvotimet nga Amerika, konkretisht tashmë janë numëruar dhe të dhënat janë përdituar në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Votat në Ambasadën e Kosovës në Washington tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47 vota, PDK-ja 8 vota, LDK-ja 6 vota, ndërsa partitë e tjera nuk kanë marrë asnjë votë.
Kandidatët më të votuar janë Albin Kurti, Gluak Konjufca, Albulena Haxhiu, Hajrulla Çeku dhe Donika Gërvalla.
Në konsullatën në New York, VV ka marrë 503 vota, LDK 51 vota, PDK 22 vota, Aleanca 15 vota, PSD 2 vota, Partia Fjala 1 votë.
Kandidatët më të votuar janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati për VV, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Anton Quni dhe Ukë Rugova për LDK, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri për PDK, Ramush Haradinaj, Ardian Gjini, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Time Kadrijaj për Aleanca, dhe Dardan Molliqaj, Florin Krasniqi, Teutë Rrusta, Natyra Kuçi, Nol Nushi dhe Frashër Krasniqi për PSD.





















You must be logged in to post a comment Login