Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq dhe ka uruar shërim të shpejtë për policin tjetër i plagosur.
Operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit në zonat malore të Korçës u cilësua si guximshëm.
Autori i veprës kriminale duhet të marrë ndëshkim maksimal sipas ligjit, tha Rama, duke vlerësuar punën dhe sakrificën e Policisë së Shtetit.
Efektivi 34-vjeçar i forcës ‘Shqiponja’, Enea Mekolli, u vra gjatë operacionit, ndërsa të shumëkërkauri Violand Braçellari u arrestua pasi u plagos nga forcat e policisë.
Braçellari ishte dënuar më parë për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.





















You must be logged in to post a comment Login