Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Parandalohen dyshimet për falsifikimin e dokumenteve në Mitrovicë

Dyshimet e para lidhen me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara me qëllim sigurimin e një autorizimi noterial për shitblerjen e pronave që figuronin në emër të një personi tjetër.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, veprimet hetimore kanë parandaluar përfundimin e procedurave për përpilimin dhe vërtetimin e dokumentacionit noterial, pasi gjatë verifikimit janë evidentuar mospërputhje në të dhënat identifikuese dhe dyshime për autenticitetin e dokumenteve të paraqitura. “Si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe hetimore, është parandaluar përfundimi i procedurave për sigurimin e dokumentacionit noterial, i cili dyshohet se kishte për qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të njëzetenjë (21) pronave të paluajtshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas hetimeve fillestare, personat e dyshuar dyshohet se kanë përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar dhe dokumentacion tjetër përcjellës për të siguruar hartimin e një autorizimi noterial që do t’u mundësonte disponimin me prona të regjistruara në emër të një pronari tjetër, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dokumenti i dyshuar si i falsifikuar përmbante të dhënat personale të pronarit të pronave, por fotografinë e një personi tjetër, i cili dyshohet se ishte përgatitur të paraqitej te noteri me identitet të rremë dhe të nënshkruante autorizimin përkatës.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, janë arrestuar dhe intervistuar tre persona.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, një automjet dhe prova të tjera që mund të shërbejnë për procedurën penale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjatë kontrollit në pronën e njërit prej të dyshuarve, hetuesit kanë gjetur dokumente të shumta pronësore, dokumente të gjendjes civile, kopje të dokumenteve të identifikimit, kontrata dhe dokumentacion tjetër në emër të personave të ndryshëm. “Prejardhja, autenticiteti dhe qëllimi i përdorimit të këtyre dokumenteve do të jenë objekt i hetimeve të mëtejshme”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se do të vazhdojnë hetimin e rasteve që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, keqpërdorimin e procedurave administrative dhe noteriale, si dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve nga përpjekjet për tjetërsim të kundërligjshëm.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement