Kreu i partisë bëri të ditur se kanë biseduar edhe për pritjen e gjatë për përfundimin e procesit gjyqësor në Hagë. ‘Drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet’, tha Hamza, duke shprehur bindjen se në shtator Thaçi së bashku me kolegët e tij do të kthehen në Kosovë.
Ai gjithashtu informoi se gjatë bisedës i ka transmetuar Thaçit përshëndetjet, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, dhe se i ka marrë të njëjtat përgjigje nga ai. ‘Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë’, ka shkruar Hamza.





















You must be logged in to post a comment Login