Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për shkeljen e radhës të rendit kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila refuzoi të respektojë afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
PDK thekson se veprimi i Lëvizjes Vetëvendosje është shkelje e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor.
Kushtetuta për PDK është themeli i rendit demokratik dhe juridik të shtetit.
Partia thekson se mbrojtja e Kushtetutës dhe e shtetit të së drejtës është detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj Republikës së Kosovës.
Kosova ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe respektim të ligjit.
PDK nuk pranon veprime që cenojnë rendin kushtetues.
Albin Kurti akuzohet se ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën dhe interesin shtetëror.
Për fat të keq, sot sërish Kurti zgjodhi rrugën e kundërt.





















You must be logged in to post a comment Login