Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda në krye të detyrës pas një aksidenti në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, bëri të ditur se pacienti po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, por gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. “Pacienti vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm në njësinë e mjekimit intensiv.
Gjendja është shumë e rëndë dhe kritike”, u shpreh Uka.





















You must be logged in to post a comment Login