Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë dhe gjejë një mjet të raportuar si i vjedhur në Gjilan.
Sipas informacioneve të policisë, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur nga 23 deri më 24 korrik, ndërmjet orës 10:00 dhe 20:00.
Pas hetimeve intensive, më 25 korrik, policia e gjeti mjetin në pronësi të një personi, i cili dyshohet se e kishte blerë nga personi i dyshuar për vjedhjen.
Personi i dyshuar për vjedhjen vazhdon të kërkojë nga Policia e Kosovës, e cila po angazhohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.





















You must be logged in to post a comment Login