Presidentja Ushtruese e Kosovës hap Misionin Konsullor në Teksas


- Advertisement -

Presidentja Ushtruese e Detyrës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.


- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky hap është i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, për të cilin ka shprehur mirënjohje për mërgatën në Amerikë. “Në çdo fazë të rrugës sonë, mërgata ka luajtur rol kyç.

Me hapjen e këtij misioni, Kosova bëhet më e afërta për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply