Në një njoftim të fundit, u bë e ditur se protesta në Kosovë është organizuar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin shtetëror të Republikës së Kosovës.
Organizatorët kanë bërë të ditur tre kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas ligjit për shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. “Kjo nuk është çështje partiake. Është çështje e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës.
Bashkohu”, thuhet në thirrjen e kësaj lëvizje.





















You must be logged in to post a comment Login