Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ramush Haradinaj: Liria e mediave, themeli i demokracisë në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me gjendjen e lirisë së mediave në vend, duke shprehur shqetësimin se pushteti aktual po krijon klimë që mund të cenojë këtë të drejtë themelore demokratike.

Ai theksoi se, ndonëse numri i gazetave të shtypura ka rënë me kalimin e kohës, roli i medias mbetet i pazëvendësueshëm, sidomos në formatet digjitale. “Liria e shtypit nuk është privilegj i mediave, por është themel i demokracisë,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se media është “zëri që mban përgjegjës pushtetin dhe pasqyra që i tregon shoqërisë të vërtetën”, tha kreu i AAK-së.

Haradinaj vuri në dukje se respekti ndaj gazetarëve nuk duhet të varet nga përmbajtja e raportimeve të tyre. “Gazetari nuk është kundërshtar, por partner në ndërtimin e një shoqërie transparente”, tha ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tutje, ai vlerësoi punën e gazetarëve, kameramanëve dhe ekipeve teknike, duke theksuar sakrificat dhe përkushtimin e tyre në kushte shpesh të vështira. “Pas çdo lajmi që lexojmë, qëndron një ekip njerëzish me përgjegjësi të madhe”.

Duke kritikuar diskursin aktual politik, Haradinaj tha se nga nivelet më të larta të pushtetit shpesh përdoret gjuhë fyese ndaj mediave.

Sipas tij, kjo qasje dëmton demokracinë dhe besimin e qytetarëve. “Kritika ndaj mediave është e drejtë, por ajo duhet të jetë argumentuese, jo denigruese”, theksoi ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kreu i AAK-së pati edhe disa fjalë për kryeministrin në detyrë/dorëheqje, Albin Kurtin.

Ai shtoi se një kryeministër që sulmon median “sulmon një nga shtyllat kryesore të shtetit demokratik”, duke paralajmëruar për rrezikun e ndikimit negativ në lirinë e shprehjes.

Në fund, Haradinaj prezantoi qasjen e tij ndaj mediave, duke premtuar transparencë dhe bashkëpunim. “Nuk do të ketë mbyllje dyersh dhe as shmangie nga pyetjet”, deklaroi ai, duke shtuar se përgjegjësia e politikës është të japë përgjigje dhe jo të zgjedhë pyetjet. “Një shoqëri pa media të lirë është një shoqëri pa zë”, përfundoi Haradinaj, duke theksuar se beson në një Kosovë ku e vërteta nuk heshtet.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement