Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ramush Haradinaj në ngushëllimet për dy familje në Gjakovë dhe Junik

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremonitë e ngushëllimit për dy familje në Gjakovë dhe Junik, pas ndarjes nga jeta të dy personave.

Fillimisht, Haradinaj ka vizituar familjen Salihu në Batushë të Gjakovës, ku ka ngushëlluar për ndarjen e parakohshme nga jeta të Blerimit, djalit të Jashar Salihut. ‘Ndarja e parakohshme e Blerimit, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit Jashar Salihu, na preku të gjithëve.

Blerimi ishte një djalë i edukuar, i cili edhe pa praninë fizike të babait të tij hero, u rrit me vlerat dhe lavdinë që la pas Jashari.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sot ndamë dhimbjen me familjen Salihu, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe,’ ka shkruar Haradinaj.

Më pas, ai ka vizituar edhe familjen Shehu në Junik, pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu.

Haradinaj ka vlerësuar kontributin e tij në arsim, duke thënë se ai ka edukuar breza të tërë me dije, atdhedashuri dhe vlera njerëzore. ‘Në Junik, ndamë dhimbjen me familjen Shehu, pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Si një mësues i përkushtuar, ai edukoi breza të tërë me atdhedashuri, dije dhe vlera të larta njerëzore, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të arsimit dhe atdheut.

Ngushëllime të sinqerta familjeve Salihu dhe Shehu, të afërmve dhe miqve!’ ka shkruar Haradinaj.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement