Klinika Infektive ka njoftuar se, fillimisht nga dita e premte, më 10.07.2026, kanë filluar të shfaqen pacientë me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi.
Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diare, që janë shfaqur pas konsumimit të ushqimit.
Nga 10.07.2026 deri më 13.07.2026, në Klinikën Infektive janë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 70 pacientë, ndërsa 22 prej tyre janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
Rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke u evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse.
Pacientët e hospitalizuar po marrin trajtimin e nevojshëm dhe janë nën vazhdimësinë e mbikëqyrjes mjekësore.
Gjendja e tyre klinike kërkon trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm.




















