E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi mund të marrë një tjetër drejtim, edhe pse futbollisti kosovar ka ende kontratë aktive me klubin nga Stambolli.
Mediat turke, ndër to edhe “Milliyet”, raportojnë se qëndrimi i reprezentuesit të Kosovës mund të ndikohet nga lëvizjet që Besiktasi planifikon të bëjë gjatë afatit kalimtar.
Klubi turk po mendon të sjellë një tjetër lojtar për krahun e djathtë të sulmit, pozitë në të cilën aktualisht ka disa futbollistë të huaj.
Nëse transferimi i ri realizohet, Besiktasi do të kishte tre lojtarë të huaj që konkurrojnë për të njëjtin rol, gjë që mund ta vendoste Rashicën në pozitën e futbollistit që mund të largohet.
Sipas “Milliyet”, drejtuesit e klubit kanë vlerësim pozitiv për Vaclav Cernyn, i cili konsiderohet një prej alternativave kryesore në këtë repart.
Në rast se Besiktasi e përforcon edhe më tej krahun e djathtë, mundësia që Rashica të ndahet me klubin turk do të bëhej edhe më konkrete.
Reprezentuesi i Kosovës ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Besiktasin.
Gjatë qëndrimit në Stamboll, Rashica ka regjistruar 119 paraqitje, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime.





















You must be logged in to post a comment Login