Blerta Deliu-Kodra, ish-deputete e PDK-së, ka reaguar ndaj përleshjes së ndodhur sot në Skenderaj mes kryetarit të komunës, Sami Lushtaku dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.
Deliu-Kodra tha se dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk duhet të normalizohen në diskursin publik. ‘Dhuna nuk është zgjidhje.
Por as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë.
Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë.
Njëra e sjell tjetrën.
Gjithmonë kështu ka qenë.
Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik.
Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj’, shkroi ajo.





















You must be logged in to post a comment Login