Arlind Manxhuka, zëdhënës i Qeverisë në detyrë, ka arsyetuar praninë e Fehim Salit, personit të arrestuar së fundmi nën dyshimin për spiunazh në favor të Serbisë, në një fotografi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Manxhuka, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se gjatë pesë viteve e gjysmë të mandatit, Kurti ka pritur dhjetëra organizata të komuniteteve joshumicë që janë të regjistruara dhe veprojnë në Kosovë, andaj nuk mund të bëjnë detektorin e askujt. “Dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë, Kryeministri Kurti i ka pritur në këto pesë vjet e gjysmë.
Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd.
Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën”.





















You must be logged in to post a comment Login