Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, qarkullimi është rikthyer plotësisht në segmentin Ferizaj-Kllokot.
Problemet përsëriten gjatë reshjeve të mëdha, për shkak të mungesës së sistemit për largimin e ujërave atmosferike.
Ministria po harton projektin për rehabilitimin e segmentit, duke përfshirë ndërtimin e sistemit të kanalizimit atmosferik për zgjidhjen e problemit.
Ministria po i kërkon kujdes shtuar të gjithë shoferëve gjatë qarkullimit.




















