Velipoja dhe Shëngjini janë zonat bregdetare më problematike në vend, ku humbasin më shumë fëmijë.
Sekretarja e Federatës së Vrojtuesve të Plazhit, Eni Metaj, ka deklaruar se gjatë fundjavave të korrikut dhe gushtit raportohen dhjetëra raste të fëmijëve që humbin kontaktin me familjarët e tyre.
Numrat e fëmijëve që humbin në plazh gjatë fundjavave të verës janë shumë të lartë, por shumica e rasteve zgjidhen shpejt falë bashkëpunimit mes vrojtuesve dhe Policisë së Shtetit.
Metaj rekomandon veshje me ngjyra të ndezura ose neon për identifikim më të lehtë në plazh apo pishinë.
Fëmijët nga 0 deri në 15 vjeç përbëjnë 43% të rasteve të mbytjeve në nivel global, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.





















You must be logged in to post a comment Login