Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rritja Ekonomike në Kosovë Parashikohet të Jetë 3.7 për qind për Vitin 2026

(Radio Evropa e Lirë) – Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Kosovë këtë vit të jetë 3.7 për qind, apo 0.1 pikë të përqindjes më e ulët se parashikimet paraprake.

Për vitin 2027 parashihet që rritja të jetë 3.9 për qind.

Ndërkaq, rritja ekonomike për vitin 2025 në Kosovë, sipas vlerësimit të Bankës Botërore, ishte 3.6 për qind.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas raportit, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor më 2026-2027 pritet të jetë e ngadaltë, për shkak të ndikimit nga efektet zinxhir “të konfliktit në Lindjen e Mesme, inflacionit të vazhdueshëm dhe pasigurisë në rritje”.

Pas nisjes së luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin në fund të shkurtit, u rritën çmimet globale të naftës.

Kjo rritje u reflektua në tregjet evropiane të energjisë dhe preku edhe Kosovën, shtet që importon naftë. “Pasiguria globale dhe tensionet gjeopolitike po frenojnë rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, dhe rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve”, tha Xiaoqing Yu drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Ndërkohë që politikëbërësit po përdorin masa fiskale afatshkurtra për të zbutur ndikimin e këtyre presioneve mbi familjet dhe bizneset, raporti ynë tregon se çelësi për përparimin ekonomik afatgjatë janë vendet e punës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ballkani Perëndimor ka një rezervë të madhe talenti ende të pashfrytëzuar – gra, të rinj dhe individë që dëshirojnë të punojnë, por përballen me pengesa.

Përfshirja e tyre në tregun e punës është një nga masat më efektive që rajoni mund të ndërmarrë për të forcuar ekonominë”, shtoi Yu.

Sa i përket rajonit, rritja e kombinuar ekonomike – e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë – parashihet të arrijë në 2.8 për vitin 2026 apo 0.3 pikë e përqindjes më e ulët krahasuar me periudhën paraprake.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkaq, për vitin 2027, pritet të ketë një “rritje modeste” që, sipas Bankës Botërore do të arrijë në 3.2 për qind. “Për të ruajtur ritmin e reformave në një rajon që po përballet me mungesa në rritje të fuqisë punëtore, zgjerimi i pjesëmarrjes në tregun e punës është thelbësor, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore, të publikuar sot”, u tha në raportin e BB-së.

Sipas këtij institucioni, rajoni ka kapital njerëzor të pashfrytëzuar mjaftueshëm – gratë, të rinjtë dhe individë të tjerë – të cilët duan të punojnë, por përballen me pengesa për të hyrë në tregun e punës. “Nëse shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në të gjithë rajonin do të ishte e njëjtë me atë të vendeve të ngjashme në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultonte në më shumë se 2.8 milionë punëtorë shtesë.

Vetëm si pasojë e përfshirjes së grave në tregun e punës, rritja vjetore ekonomike mund të shtohej me 0.35 pikë përqindje”, tha Banka Botërore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas të dhënave të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë.

Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

Banka Botërore tha po ashtu se personat në moshë pune, përfshirë të diplomuarit dhe punëtorët e pakualifikuar po kërkojnë paga dhe perspektiva më të mira jashtë vendit. “Paradoksi qëndron në faktin se, edhe pse mungesat e fuqisë punëtore janë më të theksuara në sektorët kyç, shumë njerëz mbeten ende pa punë ose kanë hequr dorë plotësisht nga kërkimi i saj”, u tha në raport.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Po ashtu, ky institucion ndërkombëtar financiar paralajmëroi se popullsia e Ballkanit Perëndimor “po plaket më shpejtë” se kudo tjetër në Evropë, duke theksuar se brenda dekadës së ardhshme, një në pesë persona do të jenë mbi 65 vjeç. /REL

Lexo dhe:

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Advertisement