Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Skandali i ujit të ndotur në Gostivar: Situata shqetësuese në Maqedoni të Veriut

Autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë ndaluar përkohësisht përdorimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i Gostivarit, ndërsa po zhvillohet një hetim i gjerë për të zbuluar nëse sistemi i furnizimit është kontaminuar nga pompa të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Situata më shqetësuese është regjistruar në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.

Ferid Murad”, ku gjatë ditëve të fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 1.000 deri në 1.200 persona.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për shkak të fluksit të madh të pacientëve, spitali ka angazhuar personel shtesë në repartet më të ngarkuara, njofton INA.

Sipas spitalit, shumica e pacientëve janë paraqitur me të njëjtat simptoma – të vjella, diarre, dhimbje stomaku, temperaturë, plogështi dhe shqetësime të tjera gastrointestinale.

Numri më i madh i tyre janë trajtuar në repartin infektiv, pediatri dhe në shërbimin e urgjencës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka hapur procedurë parahetimore pas njoftimit të policisë për dyshime se uji i pijshëm mund të jetë ndotur për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Prokurori publik i shtetit, Nenad Saveski, deklaroi se të gjitha institucionet kompetente janë përfshirë në hetim dhe se aktualisht po mblidhen prova për të përcaktuar nëse rasti përbën vepër penale.

Me urdhër të Prokurorisë, ekipet e Institutit të Shëndetit Publik kanë marrë mostra të ujit për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Drejtoresha e institutit, Marija Andonovska, bëri të ditur se rezultatet priten brenda 48 orëve.

Edhe Qendra e Shëndetit Publik në Gostivar ka konfirmuar se janë marrë mostra nga katër pika të ndryshme të rrjetit, ndërsa analizat do të tregojnë nëse uji është shkaku i problemeve shëndetësore të raportuara.

Pas dyshimeve të ngritura, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) vendosi ndalimin e përkohshëm të përdorimit të ujit të ujësjellësit për pije deri në përfundimin e analizave laboratorike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas AUV-së, gjatë inspektimit është konstatuar se në gypin kryesor të ujësjellësit ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që injektonte ujë nga lumi Vardar në sistemin e furnizimit me ujë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e vendit bëri të ditur se ekzistojnë dyshime se Ndërmarrja Publike “Vodovod”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kishte instaluar tre pompa për të rritur presionin në rrjet, duke futur ujë direkt në gypin kryesor për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Sipas MPB-së, ky veprim mund të ketë rrezikuar shëndetin e qytetarëve, ndërsa po zhvillohen hetime për veprën penale “Ndotja e ujit të pijshëm”, sipas nenit 219 të Kodit Penal.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në zbardhjen e rastit janë përfshirë policia, prokuroria, Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, si dhe një ekspert gjyqësor i licencuar, i cili do të kryejë ekspertizën e sistemit të dyshuar si të vendosur në kundërshtim me ligjin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement