Sukses historik për Federatën e Arteve Mikse Marciale të Kosovës në Kampionatin Evropian të MMA-së


- Advertisement -

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK) ka shënuar debutim historik në arenën ndërkombëtare, duke fituar tri medalje në Kampionatin Evropian të MMA-së, i organizuar nga “Global Association of Mixed Martial Arts” në Loutraki të Greqisë.


- Advertisement -

Suksesin më të madh e arriti garuesi Ermal Berisha, i cili fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -70 kg.

Berisha pati një paraqitje shumë të mirë deri në finale, duke regjistruar dy fitore të rëndësishme, por për shkak të një prerjeje serioze në vetull, stafi mjekësor nuk e lejoi të vazhdonte garimin në finalen e madhe.

Medalje për Kosovën siguroi edhe Ylli Rexhaj, i cili u stolis me bronzin në kategorinë -80 kg, duke kompletuar një tjetër paraqitje të suksesshme të ekipit kosovar.

Ndërkohë, në kategoritë e të rinjve, Muhamed Kashtanjeva fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -58 kg, duke e rritur bilancin e Kosovës në tri medalje në debutimin e saj në këtë garë.

Leave a Reply