Babai dhe biri, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj, humbën jetën pasi u goditën nga energjia elektrike.
Burime lokale kanë konfirmuar se babai kishte rreth 60 vjeç, ndërsa biri ishte 30-vjeçar.
Viktimat dyshohet se ishin duke pastruar veturën në oborr kur kanë rënë në kontakt me rrymën.
Pas dërgimit në emergjencë në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tyre rreth orës 21:20, njoftoi policia.





















You must be logged in to post a comment Login