Një turist shqiptar ka ndërruar jetë sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti.
Sipas informacioneve të Top Channel, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij.
Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq, ku dhe ka humbur ndjenjat.
Pushuesit dhe familjarët e tij kanë reaguar menjëherë duke e nxjerrë në breg dhe duke kërkuar ndihmë.
Ambulanca e Orikumit ka mbërritur në vendngjarje dhe personeli mjekësor ka tentuar reanimimin, por pa sukses.
Autoritetet pritet të konfirmojnë rrethanat e plota të ngjarjes në ditët në vijim.





















You must be logged in to post a comment Login