Një vajzë adoleshente dhe një grua rreth të 40-ave kanë humbur jetën pasi u përballën me vështirësi në ujë në një plazh në Essex të Britanisë së Madhe.
Policia, zjarrfikësit, ekipet mjekësore të urgjencës dhe shërbimet e Rojës Bregdetare u thirrën mbrëmjen e djeshme në zonën e Seaview Avenue dhe plazhit në West Mersea, pas raportimeve për incidentin.
Sipas Policisë së Essex-it, një person i tretë ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa dy persona të tjerë po marrin trajtim për lëndime që nuk paraqesin rrezik për jetën.





















You must be logged in to post a comment Login